Burime te sigurta per “Mendje” kane zbuluar informacionin sekret qe kerkonin me ngulm dy agjentet Ruse.
Sipas te dhenave te sigurta, agjenti i koduar Rus me emrin Zhabarov eshte derguar me mision special nga vete Putin per ne Shqiperi.
Ja cfare i tha agjenti autoriteteve Shqiptare
Putin me ka derguar me misionin e qarte qe une te zbuloj ne Shqiperi se si gatuhet tasqebapi i vertete. E ka provuar dikur ne rinine e tij dhe i ka ngelur fiksim. Ne jemi munduar tja gatuajme sic e bejne ne Shqiperi por gjithmone dicka mungonte tek formula e gatimit. Prandaj Putin me dha urdher mua qe te mar edhe nje guzhinjer me vete dhe te nisemi me misionin special per te gjetur formulen e sakte
Zhabarovi
Ne xhep, agjentit ju gjet letra me kete permbajtje:
Përbërësit
- 500 gr tul mishi mish viçi ose dashi
- 500 gr qepë
- 500 ml ujë
- 20 ml vaj ulliri
- 1 lugë gjellë miell
- 100 ml verë e kuqe
- 100 ml salcë domate
- 4 thelpinj hudhër
- 15 gr kripë
- 10 gr piper
- 1 spec i kuq
- 2 gjethe dafine
Gjethet e dafines ishin shenuar me te zeze ne letren e agjentit sekret. Mesa duket ky eshte perberesi qe mungonte per formulen e duhur te tasqebapit.
Tashme Putin mund te fleje i qete. Gatim te mbare.
Satirë/Humor ShtypKëtu.com © 2021. Ndalohet kopjimi këtij materiali.