Zbulimi i rrallë: Pacienti Shqiptar ka zemrën në vendin e gabuar bashkë me organet.

Një pacient shqiptar ka mbërritur në një spital në Londër me disa probleme shëndetësore të veçanta.

Gjatë ekzaminimit, u zbulua se zemra e tij ishte në pjesën e djathtë të gjoksit, ndërsa organet e barkut ishin vendosur në drejtim të kundërt.

Kardiokirurgu shqiptar, Kristo Papa, i cili punon në Londër, zbuloi këtë rast të rrallë.

Pacienti, një 28-vjeçar, diagnostikohet me Destrocardia dhe Inversione të organeve të barkut nga e majta. Kjo është një anomali trupore shumë e rrallë, dhe sipas doktorit, ka vetëm pesë raste të tilla të njohura në të gjithë botën.

Dr. Papa do të ndjekë me kujdes rastin e pacientit të tij të ri, i cili aktualisht vazhdon të punojë normalisht.