Zbulohen trupat e paprekur të pronarit dhe skllavit në rrënojat e Pompeit

Arkeologët kanë zbuluar eshtrat e një pronari dhe skllavit të tij nga Pompei, viktima të shpërthimit kataklizmik vullkanik që shkatërroi qytetin. Ato u gjetën në zemër të rrënojave të Pompeit dhe po ofrojnë njohuri të reja për jetën në Perandorinë Romake në shekullin I pas Krishtit.

Rrënojat në Pompei janë ndoshta një nga parqet arkeologjike më të njohura në botë. Arkeologët janë ende duke bërë zbulime në vendin jo shumë larg Napolit, Itali. Ekspertët po punonin në një vilë të madhe, që dikur ishte shtëpia e një anëtari të elitës Pompeiane, kur gjeten mbetjet. Rrënojat e kësaj vile ndodhen në Civita Giuliana, ku më parë janë gjetur ovjekte të rëndësishme. Arkeologët gjetën mbetjet e dy meshkujve në një bodrum ose dhomë nëntokësore poshtë vilës.

Mbetjet e zbuluara janë të dy banorëve të Pompeit të lashtë, të cilët vdiqën në vitin 79 pas Krishtit, kur mali Vezuv shpërtheu dhe përfshiu qytetin me hirin e nxehtë, shtufin dhe rrjedhat piroklastike. The Guardian citon Massimo Osanna, drejtorin e parkut arkeologjik të Pompeit, të ketë thënë se zbulimet janë “me të vërtetë të jashtëzakonshme”. Dy kufomat e ruajtura të gjetura në vilë ishin të një mashkulli më të madh dhe një mashkulli më të ri, dhe të dy ishin varrosur në hi. I moshuari ishte i moshës 30 deri në 40 vjeç dhe i riu ishte në të njëzetat e hershme

Leave a Comment