Duke parë suksesin e mrekullueshem qe Shqiperia kishte kete vit ne turizem, shume yje te Hollivudit po mendojne seriozisht te jetojne ne kete lagje te vjeter te Tiranes e cila eshte pershtatur posacerisht per ata.

Banoret e lagjes shprehen se uje ka 24 ore per shkak se mbi pallat ka 30 depozita uji. Gjithashtu edhe drita ka 24 ore sepse nje nga linjat e dritave eshte e lidhur me spitalin.
Ja cfare thone yjet e Hollivudit qe do te jetojne ne kete lagje:
Sylvester Stallone

Patjeter qe do jetoj ne kete lagje te mrekullueshme. Apartamenti im eshte fiks mbas atij pirgut te dheut ku lexon Hollywood dhe e kam blere shume lire. As nuk krahasohet fare me cmimet e tmerrshme te Los Angeles
Jean-Claude Van Damme

Une per fat te keq jetoj nje apartament me poshte se Stallone i cili eshte komshi i zhurmshem. Naten i degjoj kerrcitjen e shapkave kur shkon ne banjo dhe mezi me ze gjumi por gjithsesi jam i lumtur qe jam pjese e lagjes Hollivudiane me te famshme ne Shqiperi.
Steven Seagal

Apartamenti im eshte ne kat te pare se me thene te drejten nuk kam fuqi te ngjitem me shume se 2 kate ne kete moshe. Per kete lagje me foli shoqja ime Bleona dhe ma mburri jashte mase. Ne fakt apartamenti eshte shume i mire. Rrjedh pak tavani ne banjo nga komshiu lart Arnoldi por e zgjidha kete problem duke i vendosur poshte nje kove te cilen e bleva tek tregu Çam
Satirë/Humor ShtypKëtu.com © 2023. Ndalohet kopjimi këtij materiali.