Zv ministri i Ramës: “Beci fitoi prej Luizit. Dua dhe unë Luizin që të fitoj. Kam dhe foto me të”

Në një intervistë me Grida Dumën në lidhje me suksesin e madh te PS dhe te Benet Becit në Shkodër, zëvendësministri i Ekonomisë, Besart Kadia, rrëfen se kishte takuar Luizin në ndërtesën e Top Channel dhe i kishte thene Luizit se Beci kishte fituar nga ai.

Në fakt, Kadia shpreh se është tifoz i Luizit dhe madje ka bere edhe një foto me të.

Besart Kadia: Takova Luizin poshtë dhe i thashë që prej teje fitoi.

Grida Duma: Këtë e krijove apo ka ndodhur?

Besart Kadia: Jo, kam dhe foto po deshe.

Grida Duma: Edhe ti je një fans?

Besart Kadia: Po patjetër, dua mbështetjen e tij.

Grida Duma: Sa mirë, një zv.ministër fans!

Besart Kadia: Dua mbështetjen e tij për të fituar (qesh).

Ergys Mertiri: Ai ishte fans i Berishës.

Besart Kadia: Ore fans ka qenë edhe Grida (e Berishës), edhe unë ndoshta.

Grida Duma: Jo, ne nuk kemi qenë fans, ne jemi kontributorë. Sot që ti je fansi i një show bizi është jam, por ne jemi kontributorë të djathtës etj, etj.